Mërgim Lutfiu është kthyer te KF Bashkimi i Kumanovës.
Ai do të jetë përforcim i madh për zigjelbrit në arritjen e qëllimëve gjatë sezonit të ri në Ligën e Tretë-Veri, njofton Open-TV.
Lutfiu luan në pozitën e mësfushorit. Është një lojtar me përvojë të madhe në futbollin e Maqedonisë së Veriut. Sezonin e kaluar ishte pjesë e Korabit të Dibrës, ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me Goblenin e Kumanovës.
Kampionati i ri në Ligën e Tretë-Veri starton sot, ndërsa Bashkimi luan me Ilindenin në Përzhino. Ndeshja fillon në ora 16:00.