Besa e Dobridollit dhe Gostivari i kanë ndarë pikët sot duke luajtur 1-1 në derbin e Pollogut, në kuadrin e javës së tretë të Ligës së dytë.
Ka qenë Erhan Ramadani, i cili në minutën e shtatë solli mysafirët në epërsi, ndërsa më vonë Veliu ka barazuar shifrat në 1-1.
“Nuk jam i kënaqur me këtë rezultat. Të them të drejtën ne u desh të fitojmë. Kemi pasur shumë raste, të cilat nuk i shfryëtëzuam”, deklaroi për Open-TV, Ramadani.
“Referimi nuk ishte edhe shumë i keq. Mendoj se pak e favorizonte ekipin vendës”, shtoi ai.
KF Gostivari pas javës së 3-të ka grumblluar 7 pikë.