Erik ten Hag dhe Cristiano Ronaldo duhet të bashkëpunojnë përgjatë sezonit, teksa portugezi nuk mundi të largohej nga Old Trafford.
Trajneri holandez, nuk e konsideron më një titullar luzitanin, megjithatë kërkon të gjejë mekanizmat për të mbajtur të lumtur 37-vjeçarin dhe ta bëjë të ndihet i rëndësishëm në një formë tjetër.
Ten Hag, thekson se njëherë do të jetë shoku i ngushtë i Ronaldos dhe njëherë tjetër mësuesi në varësi të situatës.
“Unë do të jem shoku i Cristiano Ronaldos, e ndonjëherë edhe mësuesi i tij. Kjo do të varet nga situata në të cilën do të gjendemi.
Siç e dimë, ai nuk ishte në përgatitjet para sezonit dhe nuk duhet askush ta humbasë stërvitjen para sezonit. Dhe, mbetet për t’u kuptuar gjendja fizike e Ronaldos, pastaj janë edhe mekanizmat e skuadrës në varësi të ndeshjes dhe rezultatit”, u shpreh Ten Hag.
Në pesë ndeshje të këtij sezoni, Ronaldo ka startuar në vetëm një rast titullar ndërsa në sfidat e tjera, Ten Hag i ka rezervuar gjithnjë një minutazh të limituar duke e aktivizuar nga stoli.