Anësori spanjoll Bryan Gil raportohet se është i mërzitur që ka mbetur tek klubi anglez, Tottenham.
Spanjolli ishte i lidhur me rikthimin tek Valencia, por ky transferim dështoi, kështu që lojtari mbetet edhe më tutje tek ‘Spurs’.
Klubi anglez sipas mediave britanike, nuk lejoj largimin e spanjollit pasi dështoi të gjejë pasuesin e Gil.
“Mesfushori spanjoll është i mërzitur që ka mbetur ende në Londër”, shkruajnë mediat në ishull.
Megjithatë, Gil beson së në tregun e ardhshëm do të rikthehet në Spanjë.