Ish-sulmuesi i Skënderbeut i papërmbajtshëm

Futboll

Ish-sulmuesi i Skënderbeut i papërmbajtshëm

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 12:49
Ish-sulmuesi i Skënderbeut i papërmbajtshëm

Xhejms Adenij ka shkëlqyer me një dygolësh ditën e djeshme me fanellën e Tuzlasporit në Turqi!

Ish-sulmuesi i Skënderbeut ka arritur të lërë gjurmë në këtë takim të fituar nga ekipi i tij ndaj Erzurumsporit me shifrat 4-1, duke qenë protagonist i suksesit me përmbysje.

29-vjeçari nigerian fillimisht shënoi në minutën e 8′ pas një krosi që i erdhi në zonë dhe mjaft bukur i është ç’markuar mbrojtësve kundërshtar duke e dërguar topin në fundin e rrjetës.

Më pas Xhejms, shënoi golin e dytë personal dhe për ekipin e tij me penallti në minutën e 12′.

Këto ishin dy golat e parë për ish-sulmuesin e Laçit dhe të Skënderbeut në këtë edicion të ri në Ligën e Parë turke në katër ndeshje të zhvilluara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat