Trajneri i Barcelonës, Xavi këmbëngul se është i lumtur që Jordi Alba qëndrojë në ‘Camp Nou’.
Mbrojtësi i krahut refuzoi të transferojë tek Interi, duke i qëndruar besnik skuadrës katalonase.
Xavi thotë se skuadra e tij, ka nevojë për përvojën që ka Alba.
“Alba është vetëm një tjetër futbollist i skuadrës, ai do të na ndihmojë”, tha Xavi.
“Ai duhet të jetë lojtar kyç për shkak përvojës së tij. Jam i lumtur që e kam në skuadër. E dua Jordi Alban si kapiten dhe si person. Ai do të na ndihmojë pavarësisht nëse luan apo jo”, theksoi strategu spanjoll.