Pioli konfirmon negociatat me Leaon

Futboll

Pioli konfirmon negociatat me Leaon

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 13:25
Pioli konfirmon negociatat me Leaon

Milani duan të rinovojnë me Rafael Leao.

Leao lidhej me një largim të mundshëm nga Milani gjatë merkatos së verës, me skuadrën e Chelsea që shprehte interesimin.

Bisedimet me lojtarin i ka konfirmuar edhe Stefano Pioli, i cili mes tjerash përgëzon lojtarin për nivelin e treguar gjatë këtyre javëve.

“Klubi do t’i bëjë Leaos ofertën e re së shpejti. Ata do të përkujdesën për këtë”, ka thënë Pioli.

“Ai po punon në nivelin më të mirë”, shtoi ai.

Leao ishte vendimtar dje në derbin lokal kundër skuadrës së Inter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat