Xavi Hernandez nuk ka kursyer lëvdatat për mesfushorin e Barcelonës, Gavi.
Gavi ishte në mesin e lojtarëve më të dalluar në fitoren 0:3 të Barcelonës ndaj Sevillas.
Pas ndeshjes, lëvdata për të pati edhe trajneri i Barcës, Xavi Hernandez, duke thënë se ai është një zemër me këmbë, për të shprehur kënaqësinë e tij për angazhimin e lojtarit dhe shpirtin luftarak.
“Mendoj se ishte lojtari më i mirë i ndeshjes, për shkak të intensitetit të tij, mënyrës si lufton, për pasimet, presingun e lartë”, ka thënë Xavi.
“Ai është një zemër me këmbë. Ai jep pasion. Intensiteti i tij na ndihmon shumë”, shtoi trajneri i Barcës.
Gavi po arrin ta fitojë balotazhin në mesfushë, përkundër se ka emra si Frenkie de Jong, Kessie e Pjanic që luftojnë për një pozitë në formacion.