Serbia gjithmonë i kujton humbjet! Disfata që pësuan me 22 qershor të vitit 2018 në Kaliningrad të Rusisë, edhe sot iu djeg dhe ende nuk mund të rehatohen!
Në Rusi u fundosën nga yjet e Republikës së Kosovës, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.
Këta djemtë të artë e rrëzuan Serbinë nga Kampionati Botëror – “Rusia 2018”.
Serbia pësoi humbje me rezultat 2:1 nga Kombëtarja e Zvicrës.
Ata që shënuan janë bijtë më të mirë të Republikës së Kosovës, Xhaka e Shaqiri, ndërsa Serbia sot vajton humbjen dhe edhe sot një farë mediumi “Kurir” llomotit duke sulmuar egërsisht djemtë tanë.
Shqiponja dykrenare midis Rusisë, ka qenë një bukuri e rrallë, që u bë nga djemtë tanë po ashtu edhe nga futbollisti zviceran, Stephan Lichtsteiner. Kjo mrekulli nuk harrohet kurrë.