Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez thotë se është i emocionuar që po punon me Robert Lewandowski.
Sulmuesi polak shënoi sërish në fitoren e katalonasve ndaj Sevillas (3-0).
“Nuk janë vetëm golat, është edhe puna e tij jashtë topit.
Ai është një referencë spektakolare për ne. Ai është një lojtar fantastik. Gjithçka është tregues i pjekurisë që ai ka”, tha Xavi.
“Ai po na ndihmon shumë. Ai është pozitiv për grupin, ai është një lider natyral”, theksoi strategu katalonas.