Klubi gjerman mendon shkarkimin e trajnerit

Futboll

Klubi gjerman mendon shkarkimin e trajnerit

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 13:49
Klubi gjerman mendon shkarkimin e trajnerit

Leipzig mund të shkarkojë trajnerin Domenico Tedesco. Pozicioni i teknikut është vënë në dyshim pas humbjes së djeshme.

“Demat” e pësuan ndaj Eintracht Frankfurt me katër gola dhe presidenti Oliver Mintzlaff duket se e ka humbur durimin me Tedescon, pas nisjes së keqe të kampionatit.

Nëse merr vendimin final për ta shkarkuar, atëherë do të duhet të gjejë një trajner tjetër për Leipzig.

Që tani kanë nisur të qarkullojnë emrat e parë për ta pasuar Tedescon dhe ata janë Adi Hutter dhe Marco Rose.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat