Dru Anthony Yearwood nuk i ka përmbajtur nervat në duelin e humbur nga New York Red Bull kundër Philadelphia.
Mesfushori anglez, në nerva e sipër, goditi fort një top pranë këndit dhe fati i keq i tij ishte që topi përfundoi në fytyrën e një tifozeje.
Dru e kuptoi gabimin e bërë dhe u mundua ta ndreqte, por tentativa për të kërkuar falje nuk shkoi si duhet.
Mesfushori shkoi drejt tifozes, por një djalë, po tifoz i New York RB, e ndaloi atë ta takonte vajzën.
Për të mos mjaftuar kjo, Yearwood mori më pas edhe një karton të verdhë, që ishte i dyti për të dhe la fushën e blertë.