Trajneri i Manchester United është për t’u duartrokitur!

Futboll

Trajneri i Manchester United është për t’u duartrokitur!

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 15:08
Trajneri i Manchester United është për t’u duartrokitur!

Cristiano Ronaldo nuk po i përjeton ditët më të mira të karrierës së tij dhe aktualisht ka vetëm statusin e rezervës te Manchester United. Portugezi e ka nisur si titullar vetëm në një takim në këtë sezon, pikërisht në atë humbje 4-0 ndaj Brentford.

I pyetur për situatën e Ronaldos, Erik Ten Haag shpjegoi pse e mori këtë vendim në lidhje me futbollistin e tij.

“Siç e dimë të gjithë, ai nuk stërviti në parasezon, nuk mund të humbisni parasezonin. Por unë do të jem shoku i tij, ndonjëherë do të jem mësuesi i tij. Varet nga situata”, tha Ten Hag që nuk mund ta toleronte talljen e portugezit.

Ky i fundit donte të bënte disa ditë të tjera pushimi dhe ishte në pritje të ofertave nga skuadrat e tjera. Nëse asgjë nuk shkonte siç duhej, atëherë do të qëndronte te Manchester United. Koha për ta paguar!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat