UEFA ka publikuar në faqen e saj listën e lojtarëve të regjistruar nga çdo klub për të luajtur në ndeshjet e grupeve të Champions League, që fillojnë të martën.
Në listën e Barçës janë përfshirë edhe dy afrimet e fundit të kësaj merkatoje Hector Bellerin dhe Marcos Alonso.
Megjithatë përveç tyre, emri që bie më shumë në si është ai i 19-vjeçarit, Pablo Torre, që do të mbajë numrin 32.
Më tej interesant është fakti që Gavi dhe Balde nuk figurojnë në listën e ekipit të parë, ata janë pjesë e listës B dhe nuk kanë nevojë të regjistrohen në listën A për të luajtur, si në rastin e tre emra të sipërpërmendur, të cilët këtë verë u bashkuan me Barçën.