Callagher dhe Broja ishin dy lojtarët e Chelsea që shkëlqyen në sezonin e shkuar pas huazimeve të tyre.
Të dy këta elementë janë aktualisht pjesë e londinezëve dhe po japin kontributin e tyre. Në ditën e djeshme, Callagher e nisi takimin nga minuta e parë.
Por trajneri Tuchel nuk mbeti aspak i kënaqur nga mënyra sesi u paraqit ky futbollist.
Në shumë momente Callagher zgjidhte që të mbante topin më kot dhe të mos e pasonte te shokët e skuadrës.