Sulmuesi i Chelseat, Kai Havertz është shprehur i ngazëllyer me golin e shënuar dhe fitoren ndaj West Hamit.
‘Blutë’ e Londrës dje munden West Hamin (2-1), ndërsa gjermani shënoi golin e dytë dhe vendimtar në fitoren e londinezëve.
Havertz pas ndeshja tha se ai kishte një nevojë për gol.
“Këto ndeshje janë 50/50, sepse kundërshtarët duan vetëm kundërsulme dhe kaq. Duhet të jesh i duruar, i qetë, t’i besosh vetes”, tha Havertz.
“Mendoj se më duhej ai gol, i duhej skuadrës. Një gol i rëndësishëm dhe një fitore e madhe për ne”.
“Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të fitojmë sërish të martën. E kam parë orarin dhe kemi shumë ndeshje këtë muaj. Duhet të qëndrojmë të bashkuar, të jemi një grup i fortë për të luajtur mirë në këtë periudhë”, theksoi Havertz.