Chelsea ishte e gatshme të paguante hiq më pak se 60 milionë euro për belgun

Futboll

Chelsea ishte e gatshme të paguante hiq më pak se 60 milionë euro për belgun

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 16:10
Chelsea ishte e gatshme të paguante hiq më pak se 60 milionë euro për belgun

Klubi anglez, Chelsea raportohet se në orët e fundit të tregut veror, kishte provuar të transferojë yllin e Southmaptonit, Romeo Lavia.

“Daily Echo” të dielën shkruan se ‘Blutë’ e Londrës i kishin ofruar 60 milionë euro Southamptonit për mesfushorin belg, ofertë kjo që ishte refuzuar nga Southamptoni.

Lavia ishte transferuar tek Southamptoni nga Manchester City për çmimin 15 milionë euro.

Por, forma e tij e mirë sezonin e kaluar ka bërë që kartoni i tij të rritet dukshëm.

Madje, Chelsea ishte e gatshme të paguante hiq më pak se 60 milionë euro për belgun, megjithatë, Southamptoni refuzoi ofertën e londinezëve për të mbajtur yllin e tyre në skuadër të paktën edhe këtë sezon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat