E gjithë vëmendja e futbolldashësve të Kosovës të dielën (sonte) do të jetë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku FC Prishtina e sfidon FC Ballkanin nga ora 20:00 në kuadër të xhiros së pestë të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.
Një nga transeret e Prishtinës në këtë verë ishte edhe mesfushori Kushtrim Gashi i transferuar nga Ballkani.
Në transferimin e Gashit nga Ballkani te Prishtina ishte e përfshirë një klauzolë që ai mos të aktivizohet për Prishtinën ndaj Ballkanit.
Gjithsesi, me marrëveshje mirëkuptimi në mes Remzi Ejupit dhe presidentit të Ballkanit, Arsim Kabashi, i është mundësuar Gashit që të mund të aktivizohet në ndeshjen e sotme ndaj Ballkanit.