Gabimi trashanik i Ivan Balliut në La Liga

Futboll

Gabimi trashanik i Ivan Balliut në La Liga

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 16:34
Gabimi trashanik

Gabimi trashanik i Ivan Balliut në La Liga!

Ivan Balliu e ka nisur në mënyrën më të mirë këtë sezon në La Liga.

Qysh në nisje të këtij kampionati do të shkëlqente në përballjen me Barcelonën. Megjithatë në humbjen e sotme ndaj Osasunës, mbrojtësi nuk ka qenë në ditën e tij.

Që në minutën e tretë do të bënte një gabim të tmerrshëm. Balliu gaboi me largimin e topit dhe duke e marrë me mendjelehtësi atë rast, i nxori pasim fantastik sulmuesit të Osasunës.

Për fat të mirë ky gabim nuk peshoi shumë pasi portieri Dimitrevski evitoi golin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat