Drenica dhe Ferizaj barazuan pa gola në ndeshjen e xhiros së pestë në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Ekipin e Ferizajt në këtë ndeshje e drejtoi ndihmëstrajneri, Fadil Berisha, pasi Arbnor Morina është i suspenduar për dy ndeshje.
Ai ka thënë se futbollistët e Ferizajt i mbyllën pikat e forta të Drenicës.
“Drenica ka një ekip të mirë, ndërsa ne i mbyllëm pikat e tyre të forta. Pjesën e dytë patëm dominimin por nuk shënuam”, ka thënë Berisha.