Hertha Berlin siguron suksesin e parë sezonal dhe këtë e bën në transfertë përballë Augsburg në javën e pestë të Bundesliga.
Një sfidë ku skuadrat kërkonin kthesën, pasi si vendasit ashtu edhe berlinezët prezantoheshin pas dy humbjeve radhazi në kampionat.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në fraksionin e dytë, Hertha zhbllokoi shpejtë rezultatin. Në minutën e 57’ Lukebakio realizoi golin e parë, ndërkohë suksesi u vulos në frymën e fundit, në minutën e 90+3’ me Richter.
Augsburg prek fundit, me tre humbje radhazi dhe numëron vetëm tre pikë duke zbritur në vendin e 16-të, ndërkohë, Hertha Berlin ngjitet në vendin e 13-të dhe shkon në kuotën e katër pikëve.