Shkëndija zhgënjen, - 7 pikë larg Struga Trim Lum 

Futboll

Shkëndija zhgënjen, - 7 pikë larg Struga Trim Lum 

Nga: K. G. Më: 4 shtator 2022 Në ora: 18:28
Shkëndija zhgënjen, - 7 pikë larg Struga Trim Lum 

Shkëndija e Tetovës zhgënjen si vendas duke luajtur baras (1:1) me Makedonija GP, në kuadër të javës së 6-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll.

Tetovarët pas një kohe u rikthyen të luajnë në stadiumin e tyre, pasi që e kishin të suspenduar por kjo nuk rezultoi për rezultat pozitiv.

Mysafirët avancuan me golin e Voshës në minutën e 53-të.

Shkëndija megjithatë e barazoi rezultatin me golin e Doriev në minutën e 63-të.

Struga Trim Lum kryeson me 18 pikë, pasojnë Sileksi 11, Shkëndija 11, Bregallnica 10, Shkupi 7, Akademia Pandev 7, Makedonija GP 5, Rabotniçki 4, Tikveshi 4, Skopje 3 dhe Pobeda 1 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat