Martin Braithwaite ishte i padëshiruar te Barcelona, e sidomos nga trajneri Xavi Hernandez, megjithatë te Espanyol, danezi ka treguar sa “i vlen lëkura” duke debutuar me gol dhe njëkohësisht duke i dhuruar fitoren skuadrës së tij të re.
Espanyol fitoi në transfertë ndaj Athletic Bilbao në “Estadio San Mames”, në një sfidë që përtej dominimit të vendasve, ishin miqtë ata që triumfuan.
Ndeshja vazhdoi me barazim pa gola deri në minutën e 83’, kur Braithwaite shënoi golin e vetëm dhe të fitores.
Minuta në këtë sfidë pati edhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Keidi Bare, i cili hyri në fushën e lojës në minutën e 46’.