Kampioni i Maqedonisë së Veriut, skuadra shqiptare, ka marrë tatëpjetën dhe treguesi më i mirë është humbja e sotme me rezultat 2:0 nga Bregallnica në Shtip.
Humbje që dhemb shumë për shkupjanët, të cilët ngecin për 11 pikë larg lideri, skuadra shqiptare Struga Trim Lum.
Futbollisti Georgiev ishte fatal për shkupjanët, duke shënuar në minutën e 77-të dhe 85-të.
Shkupi ka edhe një ndeshje me pak të luajtur deri me tash.
Struga Trim Lum kryeson me 18 pikë, pasojnë Sileksi 11, Shkëndija 11, Bregallnica 10, Shkupi 7, Akademia Pandevn 7, Makedonija GP 5, Rabotniçki 4, Tikveshi 4, Skopje 3 dhe Pobeda 1 pikë.