Ballkani i Therandës, kampion në fuqi, kthehet me tre pikë të mëdha nga stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë!
Therandasit shënuan fitore me rezultat 1:0 ndaj skuadrës me renome Prishtina, në takimin e javës së pestë të Albi Mall Superliga e Kosovës.
Kampioni i tregoi Prishtinës se kush është shefi tani për tani në elitën e futbollit tonë.
Ndeshja derbi filloi me 10 minuta vonesë, pasi që në tribunën lindore rrahën mes vete tifozët, që i qiti një hije të keqe kësaj sfidë.
Mbi 6 mijë shikues ishin në derbi, një Ballkani që ia doli të merr tre pikë falë golin në minutën e 45-+1 të Albion Rrahmanit.
Prishtina zhvilloi ndeshjen e parë në edicionin e ri dhje njoftohet me humbjen e parë pas 2 fitoreve e 1 barazimi, ndërsa
Ballkani i kryetrajnerit lir Daja rreshton fitoren e tretë dhe ka dy ndeshje me pak të zhvilluara deri me tash.
Gjilani kryeson me 13 pikë, duke lënë pas Ballkanin me 9, Dritën 8, Prishtinën me 7 pikë etj.
Kryetrajner i ri i Prishtinës,. Ismet Munishi, padyshim se e pati një mbrëmje të vështirë dhe e pësoi humbjen e parë nga ish skuadra e tij.
Rezultatet
Drita - Llapi 4:0
Trepça '89 - Malisheva 2:3
Drenica - Ferizaj 0:0
Dukagjini - Gjilani 0:1
Prishtina - Ballkani 0:1
Tabela
1. Gjilani 5 4 1 0 8:3 13
2. Ballkani 3 3 0 0 3:0 9
3. Drita 4 2 2 0 8:3 8
5. Prishtina 3 2 1 1 4:3 7
5. Malisheva 4 2 0 2 7:6 6
6. Drenica 5 1 2 2 2:3 5
7. Llapi 5 1 2 2 5:9 5
8. Ferizaj 5 0 3 2 4:7 3
9. Trepça ’89 4 0 2 2 7:10 2
10. Dukagjini 5 0 1 4 2:6 1
Në javën e ardhshme do të takohen: Drenica - Trepça '89, Malisheva - Dukagjini, Ballkani - Drita, Ferizaj - Llapi dhe Gjilani - Prishtin.