Udinese ka treguar lojë të madhe duke e turpëruar me rezultat 4:0 Romën e Jose Mourinhos.
Një Udinese fantastike, duke i shkaktuar humbjen e parë romakëve.
Roma u përpoq përmes futbollistit Dybala por pa sukses.
Udogie (5'), Samarxhiq (56'), Pereyra (75') e Lovriq (82'), shënuan për Udinesen.
Pas javës së 5-të, Udinese ngjitet në vend të 4-të me 10 pikë dhe Roma është e pesta po me 10.
Napoli kryeson me 11 pikë në Serie A, duke lënë pas Milanin me 11 e Atalantën me 10.