Monaco më në fund kthehet te fitorja pas një ecurie negative me dy barazime dhe po kaq humbje.
Ekipi i Principatës mposhti me rezultat minimal (0-1) Nice dhe ngjitet disa pozicione në renditje.
Në “Allianz Riviera” të Nice, në sfidën përmbyllëse të javës së gjashtë të Ligue 1 vendosi goli i Embolo në minutën e 69-të, teksa tri minuta më herët kishte shënuar edhe Fofana, por që ky finalizim ishte anuluar nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje.
Në minutat e fundit të sfidës Nice provoi gjithçka të paktën për të shmangur humbjen, por rezultati mbeti i pandryshuar, më miqtë që festuan suksesin e dytë sezonal dhe katapultimin në vendin e 10-të.