Një ngjarje e shëmtuar ndodhi këtë të diel, pak minuta para se të fillonte ndeshja derbi e javës së pestë në Superligë, mes Prishtinës dhe Ballkanit.
Tifogrupi i vendasve, “Plisat”, sulmuan tifozët nga Suhareka, “Xhebrailat” – teksa edhe ndeshja nisi me disa minuta me vonesë shkaku i pasigurisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Drejtori sportiv i Ballkanit, Nderim Nexhipi, në emisionin “Ekipi A” ka deklaruar se tre tifozë janë therur me thikë, derisa njëri prej tyre është në gjendje të rëndë
“Ishte një derbi që u paralajmërua gjatë gjithë javës. Klubi i Prishtinës ndoshta është dashur të marrë më shumë masa. Tre tifozë tanë janë therur me thikë, njëri është në gjendje të rëndë. Është në spital, në urgjencë”, tha Nexhipi.