Mbappe thyen heshtjen për “konfliktin” e tij me Neymar 

Futboll

Mbappe thyen heshtjen për “konfliktin” e tij me Neymar 

Më: 5 shtator 2022 Në ora: 20:02
Kylian Mbappe

Kylian Mbappe ka folur bashkë me Christophe Galtier në një konferencë për shtyp para ndeshjes së Ligës së Kampionëve që PSG e luan kundër Juvntusit 

Sulmuesi parisienë ka insistuar që është me rëndësi që të fillohet sa më mirë sezoni. 

“Kjo ndeshje është e rëndësishme për një klub si i joni. Ne dëshirojmë që ta fillojmë këtë garë në Europë mirë në shtëpi. Është përgjegjësi e jona që ndeshja të luhet nesër dhe ne të fillojmë punën e mirë”, tha ai. 

“Roli i imë nuk ka ndryshuar prej sezonit të kaluar. Ende përpiqem të luajë mirë, të jem vendimtar dhe të fitojmë sa më shumë tituj që mundemi”. 

Është folur shumë kohëve të fundit për marrëdhëniet e tij me Neymar dhe ai ka dhënë një përgjigje interesante. 

“Luajmë që gjashtë vite së bashku”, tha ai. “Ne kemi pasur periudha kur ishim shokë të ngushtë, dhe periudha kur kemi folur më pak”. 

Në një pjesë të debatit është folur se ky mospajtim i tyre ka të bëjë me ekzekutuesin e parë të penalltive në PSG. 

“Kur luani me lojtarët e kalibrit çfarë ne i kemi, ju duhet të mësoni si t’i ndani vlerat e juaja më të tjerët”, tha ai. 

“Të jem unë i pari që të godasë një penallti nuk do të thotë që unë do t’i godasë të gjitha penalltitë”. 

Ai është pyetur edhe për aferën e Paul Pogbas, e ku në njërën nga letrat e vëllait të tij Mathias është thënë që lojtari i Juventusit ka punësuar një shtrigë që t’i bëjë magji Mbappes. 

“Ai me telefonoi dhe me dha versionin e tij të ngjarjeve”, tha ai. 

“Për momentin janë fjalë të Pogbas kundër vëllait të tij. Preferoj t’i besoj fjalëve të shokut të skuadrës. Preferoj t’i besoj shokut tim të Kombëtares”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat