Pogba do ta operojë miniskusin e tij

Futboll

Pogba do ta operojë miniskusin e tij

Më: 5 shtator 2022 Në ora: 20:19
Pogba

Paul Pogba do t’i nënshtrohet një operacioni në gju këtë mbrëmje për shkak të problemeve me meniskun.

Vendimi është marrë pas dy seancave stërvitore në fushë (dje dhe sot), ku lojtari francez i Juventusit e ka kuptuar që ndërhyrja kirurgjikale është e pashmangshme.

Dëmtimi ndodhi më 24 korrik, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe lojtari, pas disa konsultave, kishte vendosur të zgjidhte terapinë konservative.

Por pesë javët e punës nuk sollën rezultatin e dëshiruar dhe sot Pogba vendosi t’i nënshtrohet operacionit.

Ish-mesfushori i Manchester United mund të jetë sërish i disponueshëm brenda pesë deri gjashtë javësh maksimumi, pra rreth mesit të tetorit.

Ai dëshiron me çdo kusht të luajë në Botërorin “Katar 2022”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat