Futbollisti i njohur Paul Pogba, do t’i nënshtrohet një operacioni në gju për shkak të problemeve me meniskun.
Vendimi është marrë pas dy seancave stërvitore në fushë (dje dhe sot), ngase ndërhyrja kirurgjikale është e pashmangshme.
Dëmtimi i Pogbes ndodhi më 24 korrik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ish-mesfushori i Manchester United mund të jetë sërish i aktiv në fushë brenda pesë deri gjashtë javë.
Pogba, pritet të rikuperohet deri në mesin e tetorit. Ai, dëshiron të luajë me çdo kusht në botërorin “Katar 2022”.