Mauro Icardi mund të kalojë në Superligën e Turqisë.
Lojtari i Paris Saint-Germain, Mauro Icardi mund t’i bashkohet skuadrës së Galatasaray.
Raportime të ‘Fanatik’ bëjnë të ditur se argjentinasi është shumë afër marrëveshjes personale me Galatan.
Icardi akoma s’ka bërë asnjë paraqitje këtë sezon me PSG dhe duket se nuk do të ketë minuta në dispozicion, me Christophe Galtier në krye të stolit të parisienëve.
Merkatoja e mbyllur më 1 shtator në Evropë, vazhdon të jetë akoma e hapur në Turqi.
Nëse arrihet marrëveshje, lojtari nuk do të ketë probleme administrative për t’iu bashkuar Galatasaray.