Cassano: Haaland aspak i veçantë

Futboll

Cassano: Haaland aspak i veçantë

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 11:00
Cassano: Haaland aspak i veçantë

Ish-lojtari i Real Madridit, Antonio Cassano, beson se Erling Haaland “nuk është i veçantë” dhe se bashkëlojtari i tij në Manchester City, Julian Alvarez ka “më shumë cilësi”.

Norvegjezi është shfaqur i papërballueshëm në këtë fillim sezoni dhe ka shënuar tashmë 10 gola në 6 ndeshjet e para me City-n, duke përfshirë dy hat-trick radhazi.

Pavarësisht kritikave, përmes “Twitch”, Cassano e krahasoi Haaland me mite të tjera të Serisë A si Adriano apo Vieri.

Braziliani shënoi 77 gola në 180 ndeshje në Itali. Vieri, disa vite më i madh se Adriano, ishte një nga sulmuesit më të mirë të viteve 90’, duke shënuar 142 gola në 264 ndeshje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat