Rasti i çuditshëm

Futboll

Rasti i çuditshëm

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 11:02
Rasti i çuditshëm

Çelsi dhe Specia arritën akordin disa ditë më parë për huazimin e Ithan Ampadu, me 21-vjeçarin që do të qëndrojë në Serinë A për të masur një minutazh të shtuar. 

Londinezët duket se kanë përgatitur gjithçka me shumë vëmendje në marrëveshjen me klubin italian ku është përfshirë dhe një klauzolë lidhur me pozicion që do të luajë.

Sipas raportimeve nga “Secolo XIX”, Çelsi i ka kërkuar Specias aktivizimin e Ampadu në disa role gjatë sezonit në mbrojtje dhe në mesfushë, pozicione që tekniku i “Bluve” Tomas Tuhel mendon se ai mund ti kryej.

Në kontratën me dy klubeve është përfshirë gjithashtu një klauzolë që lidhet me minutat që lojtari do të luajë ku është parashikuar një shumë që Specia duhet t’ia paguaj Çelsit në rast se lojtari nuk aktivizohet në shumicën e ndeshjeve të sezonit të ri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat