Chelsea gati të zbraz xhepat

Futboll

Chelsea gati të zbraz xhepat

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 11:37
Chelsea gati të zbraz xhepat

Edhe pse tashmë është mbyllur prej ditësh merkatoje, sërish tek Chelsea mendojnë për transferimet të cilat nuk u realizuan, ndërsa do të shikohen opsionet e tjera gjatë merkatos së janarit.

Blutë e Londrës këmbëngulën për shërbimet e yllit të Milan, por kuqezinjtë nuk pranuan të nisnin asnjë negociatë që do të mund të sillte edhe arritjen e ndonjë marrëveshjeje.

Rafael Leao është lojtari kryesor i skuadrës italiane, tek i cili duket se është përqendruar e gjithë skema e lojës së kuqezinjve të Stefano Piolit, paraqitjet e të cilit premtojnë shumë.

“Rossonerët” thuhet se refuzuan një ofertë prej 100 milionë euro nga skuadra angleze këtë verë për yllin e sulmit.

Megjithatë, GiveMeSport ka raportuar se Chelsea do të rikthehet pas disa muajve ta testoj Milanin me një ofertë edhe më të lartë për anësorin këmbëshpejtë.

Londinezët pritet të thyejnë rekordin e tyre të transferimeve për të angazhuar Leaon, pasi janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 150 milionë euro për sulmuesin portugez.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat