Milani i beson formacionit të derbit

Futboll

Milani i beson formacionit të derbit

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 11:52
Pioli

Pa u shuar jehona e fitimit të derbit të Madoninës, Milani është gati të zhytet në atë që dikur ishte kopshti i tij i preferuar. Kuqezinjtë do të debutojnë sonte në Grupin E të Ligës së Kampionëve, në fushën e Salzburgut, një kundërshtar i “dorës së dytë” në letër, por absolutisht për t’u marrë me shumë seriozitet.

Austriakët konfirmohen si skuadra që duhet mposhtur në shtëpi. Për ta, vendi i parë në kampionatin kombëtar me 18 pikë të fituara në 7 ndeshje, një më shumë se rivali i tyre më i afërt, LASK. Kuqezinjtë në vendin e dytë të Serie A për momentin, së bashku me Napolin, me dy pikë prapa surprizës Atalanta.

Pioli synon të konfirmojë në masë të madhe 11-shen startuese të derbit kundër Interit. Kjo nënkupton se De Ketelaere do të jetë i pranishëm si “playmaker”, tjetër përjashtim për Brahim Diaz. Ofensiva pritet të ketë në majë Giroud.

Ndryshimi i vetëm mund të shqetësojë Messia dhe Saelemaekers. Belgu është i favorizuar ndaj ish-it të Crotone. Te Salzburgu duhet pasur kujdes nga frymëzimi i Okafor, një sulmuesi zviceran 22-vjeçar, tashmë në syrin e disa evropianëve të mëdhenj.

Tandemi sulmues pritet të kompletohet nga Fernando, me Kamer si mbështetës pas tyre. Nga pankina do ta nisë Sesko, ndërsa mungojnë mes të tjerëve Sucic, Koita dhe Piatkowski.

Ja formacionet e mundshme:
SALZBURGU (4-3-1-2): Köhn; Dedic, Solet, Wöber, Ulmer; Capaldo, Seiëald, Kjaergaard; Kameri; Okafor, Fernando.
MILANI (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Kalulu, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Bennacer; Saelemaekers, De Ketelaere, Leao; Giroud.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat