Juventusi i përgjysmuar përballë PSG-së, formacionet e mundshme

Futboll

Juventusi i përgjysmuar përballë PSG-së, formacionet e mundshme

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 12:21
Foto ilustrim

Njëra nga ndeshjet më interesante që do të zhvillohet sonte në kuadër të fazës së grupeve është ajo ndërmjet PSG-së dhe Juventusit, e vlefshme për Grupin H.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Parku i Princave” me fillim nga ora 21:00.

Skuadra e trajnerit Maximiliano Allegri do të hyjë në këtë sfidë në mungesë të shtatë lojtarëve, duke përfshirë yje i Ake, Chiesa, Pogba Szczesny dhe Di Maria.

Nga ana tjetër, te skuadra franceze mungojnë vetëm Icardi dhe Pombele për shkak të lëndimeve.

Këto janë formacionet e mundshme:

PSG: (3-4-3): Donnarumma; Kimpembe, Marquinhos, Ramos; Mendes, Verratti, Sanches, Hakimi; Messi, Neymar, Mbappe

Juventus: (4-3-3): Perin; De Sciglio, Bremer, Bonucci, Danilo; Rabiot, Locatelli, Paredes; Kostic, Cuadrado; Vlahovic

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat