Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, të enjten nis aventurën në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Skuadra e trajnerit Ilir Daja ndeshjen e parë do ta zhvillojë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ku do të ballafaqohet me skuadrën romune, CFR Cluj.
Tashmë nga UEFA është caktuar edhe gjyqtari që do ta ndajë drejtësinë në këtë ndeshje dhe ai do të jetë zvicerani Urs Schnyder.
Në këtë grup bëjnë pjesë edhe Slavia Praga dhe Sivaspori.