Një lojtar detyron Nagelsmanin të ndryshojë skemën e Bayernit

Futboll

Një lojtar detyron Nagelsmanin të ndryshojë skemën e Bayernit

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 12:52
Një lojtar detyron Nagelsmanin të ndryshojë skemën e Bayernit

Kingsli Koman është një nga lojtarët më të vjetër në klubin aktual të Bajernit të Mynihut, pas veteranëve Manuel Nojer dhe Tomas Myler.

26-vjeçari nuk ka duruar më dhe ka vendosur të dalë hapur me pakënaqësitë mbi rolin e ri në ekip: atë të xholit”:

“Pozicioni nga krahët është ideali për mua. E kam treguar në sezonet e kaluar se sa efikas kam qenë në atë rol. Nuk dua të krijoj pakënaqësi me trajnerin Nagelsman, por rreshtimi pas sulmuesve nuk të jep lirshmëri, pasi ti je i lidhur në atë pozitë dhe, gjatë gjithë kohës, do të vërtitesh rreth vetes.

Shpresoj që shumë shpejt të gjejmë gjuhën e përbashkët me skemat e trajnerit dhe vendosjen e një pozicioni përfundimtar”. Kingsli gjatë këtij viti e zgjati kontratën në “Allianz Arena” deri në vitin 2027.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat