Manchester United ka publikuar skuadrën që do të marrë pjesë në Europa League, ku do të përballet në Grupin E me Sheriff Tiraspol, Real Sociedad dhe Omonia Nicosia.
Në mesin e lojtarëve që do të marrin pjesë në garën e dytë evropiane, spikat Cristiano Ronaldo, i cili për herë të parë nuk do të jetë në Champions League, që nga sezoni 2002-2003, kohë kur luante te Sportingu dhe konkurronin në UEFA Cup, që ishte kompeticioni i dytë për nga rëndësia në Europë, pasi në atë kohë ende nuk ishte krijuar Europa League.
Në listën e ekipit, Erik ten Hag ka përfshirë të gjithë afrimet e verës, përfshirë edhe Anthony i cili është pjesë e listës së të rinjve.
Lista e Manchester United për Europa League:
Portierë: David De Gea, Martin Dubravka, Tom Heaton.
Mbrojtës: Diogo Dalot, Victor Lindelof, Harry Maguire, Tyrell Malacia, Lisandro Martinez, Luke Shaë, Axel Tuanzebe, Raphael Varane, Aaron Ëan-Bissaka.
Mesfushorët: Casemiro, Christian Eriksen, Bruno Fernandes, Fred, Scott McTominay, Facundo Pellistri, Jadon Sancho, Donny van de Beek.
Sulmues: Antony, Alejandro Garnacho, Anthony Martial, Marcus Rashford, Cristiano Ronaldo.