Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina ka lëshuar “bombën” ditën e sotme nëpërmjet të përditshmes italiane “Il Messaggero” ku ka deklaruar se shtëpia e Kombëtares italiane rrezikon të mbyllet përgjithmonë:
“Në shtëpinë e kombëtareve, në muajin maj ka mbërritur një faturë e energjisë elektrike ku i detyroheshim shtetit plot 26.000 euro.
Në muajin qershor u rrit në 45.000 euro dhe në muajin korrik, fatura shkoi në 79.000.
Dhe gazin ende nuk e kemi paguar.
Me këto çfarë jemi duke harxhuar, nuk na leverdis që të qëndrojmë hapur. Çfarë të bëj? Ta mbyll dhe të dërgoj në shtëpi të gjithë këta persona që janë duke punuar?”, përfundoi Gabriele Gravina.