Suarez udhëheq skuadrën drejt fitores me një supergol!
Luis Suarez ka qenë përsëri protagonist në fitores që skuadra e tij Nacional arriti ndaj Penarol në këtë javë të kampionatit uruguaian, me vendasit që fituan me rezultatin 3-1.
Suarez realizoi golin e dytë të sfidës me një “predhë” nga distanca në minutën e 53-të që la portierin të shtangur.
35-vjeçari duket në super formë në këtë aventurë të re larg Europës.