E papritur te Napoli

Futboll

E papritur te Napoli

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 14:52
Spaleti

E papritur te Napoli!

Një e papritur e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme teknikut të Napolit, Luçiano Spaleti i cili i është nënshtruar një operacioni.

Italiani ka pësuar një lëndim në klavikul, ku mjekët pas testeve të kryera kanë vendosur të operojnë teknikun për shkak të frakturës që ishte shkaktuar.

Spaleti mungoi në stërvitjen e skuadrës në ditët e sotme, por pritet të jetë i gatshëm për ti drejtuar në ndeshjen e ditës së nesërme ndaj Liverpulit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat