Në prag të sfidës së të mërkurës mes Bayern Munich dhe Inter, e vlefshme për javën e parë të fazës me grupe të Champions League, ish-lojtari i dy skuadrave Lukas Podolski ka shpjeguar për La Gazzetta dello Sport se çfarë pret nga kjo ndeshje.
“Kam parë ndeshjet e Inter-it, por para derbit. Janë të mirë. Por nëse shikon Bayern-in, nuk ka risi: fitojnë gjithmonë, si në dhjetëvjeçarin e fundit. Për Inter-in do të jetë shumë e vështirë. Bayern ka shumë cilësi”, ka thënë Podolski.
Podolski ka shprehur fjalë të rëndësishme për lojtarët e Interit dhe në veçanti për Edin Dzeko-n, i cili do të ketë detyrën e vështirë që të zëvendësojë Lukaku-n:
“Lukaku nuk do të jetë, por do të jetë Edin Dzeko, i cili e njeh Bayern-in edhe pse nuk e njëjta skuadër kundër së cilës ka luajtur në Bundesliga. Gjermanët e mbajnë mend atë, e dinë se ka shumë cilësi.
“Edin do të dijë të jetë i rrezikshëm, nuk do të jetë një problem për Inter-in mungesa e Lukaku-t. Dhe Bayern-i është favorit në letër, por nuk duhet të mendoj se i ka në xhep dy ndeshjet”.