Taulant Seferi do të jetë i grumbulluar nga Reja për ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Sulmuesi u transferua nga Tirana te Vorskla Poltava në Ukrainë.
Aventura e tij në Europë me bardheblutë nuk përfundoi ashtu siç duhej, teksa Seferi nuk e bëri diferencën.
Megjithatë Reja nuk e ka humbur besimin te sulmuesi që arriti të realizonte në transfertën e Shqipërisë me Islandës.
Konfirmimi ka ardhur nga vetë klubi i Ukrainës që tregon se Seferi do të jetë pjesë e Kombëtares në fundin e shtatorit.