Dinamo Zagreb do të jetë sonte nikoqir i skuadrës së madhe angleze, Chelsea
Kampioni kroat e fillon sezonin e ri në Ligën e Kampionëve me një kundërshtar tepër të vështirë, ish kampionin e Europës para dy sezoneve, Chelsea.
Skuadra, kapiten i së cilës është shqiptari nga Maqedonia e Veriut Arjan Ademi synon të bëj befasi teksa sonte ka startuar me formacionin 3-5-2, me Ademin si lider të mesfushës, kurse në sulm janë Bruno Petkovic dhe Mislav Orsic.
Në anën tjetër, Tuchel ka vendosur interesant, ku në sulm ka startuar menjëherë me transferin e tij të fundit nga Barcelona, ish sulmuesin e Arsenalit, Pierre Emerick-Aubameyang.
Rreshtimi i gjermanit është 3-4-3, kurse partner në sulm të Aubameyang janë Raheem Sterling dhe Kai Havertz. Risi tjetër në formacion është se Kepa Arrizabalaga ka startuar nga fillimi, kurse Armando Broja është në bankë.