Titullar kundër të rinjve të Realit, djali i legjendës së Kombëtares shqiptare debuton në “Youth League”!
Djali i ish-futbollistit të Kombëtares, Rudi Vata, Roko, ka bërë debutimin e tij në “Youth League” me Celticun U19 kundër të rinjve të Realit të Madridit.
16-vjeçari luajti për 90 minuta kundër një rivali të fort në grup siç është Reali i Madridit.
Dhe pse Celticu humbi me rezultatin e thellë 0:6, debutimi në një kompeticion të tillë, në moshën 16-vjeçare, është një hap i madh për sulmuesin e ri shqiptar, i cili përfaqëson Irlandën.