Bellerin: E dija se do kthehesha në shtëpi

Futboll

Bellerin: E dija se do kthehesha në shtëpi

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 18:46
Bellerin

Hector Bellerin ​​nënshkroi kontratën e tij të re me Barcelonën këtë të martën deri në qershor 2023. Pas stërvitjes në kategoritë e të rinjve të Barçës, mbrojtësi i krahut të djathtë kthehet në “Camp Nou”, këtë herë për të luajtur me skuadrën e parë të katalanasve.

“E kam veshur këtë fanellë për shumë vite në akademinë e Barçës dhe tani ishte viti që më së paku prisja të kthehesha në shtëpi.

Dua të falënderoj presidentin dhe të gjitha klubet nëpër të cilat kam kaluar dhe që e kanë bërë të mundur këtë.

Gjithmonë e kam pasur qëllim brenda vetes që të luaj në ekipin e parë, në të kaluarën ka pasur opsione por nuk u realizuan, por kam pasur gjithmonë atë intuitë që do të kisha mundësinë të kthehesha në shtëpi. Jam shumë i emocionuar që do ta vesh këtë fanellë.

Kam gjetur një ambient shumë të mirë në dhomat e zhveshjes, me një atmosferë të shkëlqyer dhe jam i sigurt se mund të bëjmë gjëra të mëdha.

Ne duam t’u sjellim gëzim tifozëve dhe ta çojmë ekipin në krye, aty ku duhet të jetë. Tifozëve u them që ju do kënaqeni, kjo është ajo për të cilën bëhet fjalë. Në çdo stërvitje dhe në çdo ndeshje kam pasur familjen time këtu dhe tani i shoh prezent përsëri. Jam shumë i lumtur”, ka deklaruar Bellerin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat