Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes skuadrës së Celticut dhe asaj të Real Madridit, e vlefshme kjo për raundin e parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Kampioni i garës më prestigjioze evropiane, Reali, do të synojë që ta fillojë me fitore edicionin e ri të kësaj gare, ku ndeshjen e parë e zhvillon si mysafirë kundër skocezëve të Celticut.
Të dy këto skuadra pozicionohen në Grupin F, së bashku me Shakhtar Donetsk dhe gjermanët e RB Leipzig.
Takimi i fundit mes Realit dhe Celticut daton në muajin gusht të vitit 2012, ku asokohe gjiganti spanjoll regjistroi fitore me rezultat solid 2:0.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Celticun nuk do të paraqitet Starfelt, kurse te Reali mungojnë Odriozola dhe Vallejo.
Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.
Celtic (4-3-3): Hart; Juranovic, Carter-Vickers, Jenz, Taylor; O’Riley, McGregor, Hatate; Abada, Giakoumakis, Jota
Real Madrid (4-3-3): Courtois; Mendy, Alaba, Militao, Carvajal; Kroos, Tchouameni, Modric; Vinicius Junior, Benzema, Valverde