Chelsea kokulur nga stadiumi “Maksimir” në Zagreb.
Kapiteni Arijan Ademi me Dinamon e Zagrebit, shokojnë Chelsean duke e mposhtur me rezultat 1:0, në ndeshjen e parë të
Grupit E në kuadër të Champions League.
Në minutën e 13-të, futbollisti Mislav Orsiç shënoi pas asistimit të Bruno Petkoviqit.
Ademi ka treguar lojë të madhe me shokë dhe i gëzuan tifozët e tyre.
Chelsea dëshpëron, ndërsa Dinamo arkëton tre pikë në hapje të grupit, që peshojnë.
Dinamo është senzacion i xhiros së parë, duke dëshmuar se ka ekip jashtëzakonisht të mirë.
Ademi është zëvendësuar në minutën e 88-të.
Në Grupin E garojnë Dinamo, Salzburg dhe AC Milan.
Në minutën e 59’, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, bëri debutimin e tij, por që nuk arriti të ndihmonte skuadrën e tij të merrte të paktën një pikë.